Lajmet e fundit

Kriminelët e luftës heronj të Serbisë

Nga Jakup Krasniqi

Lirimi i Vladimir Lazareviq-it, i dënuar në Hagë për krime lufte, është liruar dhe pritur në Serbi si hero. Kjo është dëshmia më e mirë sesa të thella janë në “Serbinë e re” rrënjët e krimit e të gjenocidit që ka ushtruar regjimi serb në Kosovë.
Ky rast do të duhej t’ju fliste diçka qeveritarëve tanë, të cilët janë në gjendje t’i qërojnë hesapet me opozitën e bashkuar, e cila është vërë në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror të vendit.
Qeveritaret tanë duhet ta nxjerrin mësimin e duhur, nga zyrtari i lartë i Serbisë i cili hynë në Kosovë sa herë të dojë e pa ia prishur timin e duhanit. Ja çka thotë Vulini për lirimin e Vladimir Lazareviq-it, të cilin dje e priti në aeroportin e Nishit, të dënuarin e Hagës, gjeneralin Vladimir Lazareviç, ai tha:“është krenar se Lazareviq më në fund është i lirë, ngase ai luftoi me heroizëm për vendin e tij”, transmeton KosovaPress. “Ai u mirëprit nga shteti siç duhej të bëhej, Serbia nuk është më një vend që heq dorë nga heronjtë e saj, ky është një vend që krenohet me gjeneralët e tij”, tha Vulin për Televizionin “Pink”.
Kjo do të thotë se Serbia nuk duhet të heq dorë nga krimi e gjenocidi që e ushtruan në Kroaci, B e H e në Kosovë, për çka ishte i dënuar Lazareviq-i. Kjo është dëshmi se ajo as që donë t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën, me viktimën e saj të fundit. Ndërsa Kosova duhet të heq dorë nga lufta e saj e lavdishme dhe heronjtë e saj. Kështu është kur në qeverisjen e vendit, qeverisin ata që jo vetëm që nuk ndjejnë obligim që t’i mbrojnë frytet e luftës çlirimtare, por përkundrazi, ata në mënyrë më të pa pafytyrë akuzohen, madje edhe nga përfaqësues të popullit në institucionet e shtetit?!
A duhet t’i thërrasin mendjes qeveritarët tanë?
Unë them Po! E JU?

Leave a Reply

Your email address will not be published.