Njëri nga organizatorët ka thënë se në rast se EULEX-i nuk merr masa për lirimin e komandatëve, atëherë protestat do të jenë masive.
“Ne sot nuk kemi ardhur të majmë fjalime. Kemi ardhur për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve. I themi EULEX-it që kriminelet i kanë në veri e në Beograd”, ka thënë njëri nga organizatorët e protestës.
Fatmir Spahiu, nga këshilli organizativ tha se ish- pjesëtarëve të UÇK-së po u bëhet padrejtësi.
“Si student jemi mbledhur këtu për padrejtësitë që po u bëhen ish pjesëtarëve të UÇK-së. Kërkojmë nga EULEX-i t’i ndalojë njehërë e përgjithmonë ndjekjet e pjesëtarëve të UÇK-së. I bëjmë ftesë që menjëherë t’i lirojë çlirimtarët”, ka thënë Spahiu.
Protesta ka përfunduar, ndërkohë që të gjtihë pjesëmarrësit janë larguar të qetë.
Protestuesit kanë arritur përballë zyreve të EULEX-it. Me fotografi të luftëtarëve në duar, ato po bëjnë thirrje për lirimin e tyre.
“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri”, janë disa nga thirrjet që protestuesit po bëjnë përballë ndërtesës së EULEX-it.
Një numër i konsiderueshëm i studentëve, veteranëve të UÇK-së, organizata të ndryshme jo qeveritare si dhe një numër i madh i qytetarëve, kanë nis protestën në shenjë kundërtishtimi të arrestimit dhe ngritjes së aktakuzës ndaj “Grupit të Drenicës”.
Protesta ka nisur nga qendra e studentëve dhe po vazhdon në drejtim të EULEX-it.
Sot në orën 12:00, në shenjë kundërshtimi të arrestimit dhe ngritjes së aktakuzës ndaj “Grupit të Drenicës”, organizatat studentore do të mbajnë një protestë gjithëpopullore, e cila do të përkrahet edhe nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Marsh i protestuesve do të niset nga objekti i Qendrës Studentore dhe do të vazhdojë në drejtim të objektit të EULEX-it./Indeksonline/