Adnan Januzaj është kritikuar nga trajneri i Belgjikës U-21, Enzo Scifo, pasi nuk e pranoi ftesën e kësaj përfaqësueseje.
Mesfushori shqiptar ishte pjesë e skuadrës së Belgjikës në Kampionatin Botëror 2014, pas sezonit të jashtëzakonshëm me Manchester Unitedin, mirëpo që atëherë nuk ka arritur të luajë për ekipin kryesor, shkruan Telegrafi.
20-vjeçari, i cili është i huazuar te Borussia Dortmundi, nuk ka dëshirë ta përfaqësojë ekipin e grupmoshave nën 21 vjeç.
“Ai nuk ka refuzuar saktësisht, por neve nuk ka la përshtypje se ai dëshironte të luajë”.
“Nëse është kështu, atëherë më mirë të mos vijë”, ka deklaruar kryetrajneri i Belgjikës, Marc Wilmots, për Het Laatste Nieuws.