Lajmet e fundit

“Kriza e refugjatëve rrezikon ta shpërbëjë Evropën”

Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet nëse nuk i përgjigjet njëzëri krizës së refugjatëve, paralajmëroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini, në një intervistë të publikuar sot në gazetën italiane ”Il Sole 24 Ore”.

“Nëse evropianët vijojnë të kënaqur të japin përgjigje në rang kombëtar përballë një fenomeni evropian, kriza sa do të vijë e do të thellohet me reagimet e njëpasnjëshme të opinionit publik dhe të qeverive kombëtare, nëse nuk zhvillohen instrumente në lartësinë e duhur dhe me të njëjtin nivel. Pa këto instrumente do të shfaqet rreziku i shpërbërjes së Evropës”, pohoi Mogherini, e cila njëkohësisht mban postin e zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian.

Austria njoftoi se masat e sigurisë së kufirit me Slloveninë mund të çonin në ndërtimin e një barriere, e para e këtij lloji në hapësirën Shengen, për frenimin e fluksit të migrantëve që po nxit tensione mes vendeve të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.