Qeveria sllovene është duke u lutur për ndihmë nga fqinjët e saj europianë, përderisa ajo është duke u përballur me një numër të madh të refugjatëve që vijnë nga Kroacia.
“Nga perspektiva sllovene, solidariteti europian është në rrezik. Mos pritni që një vend me 2 milionë banorë të zgjidhë këtë problem, të cilit nuk i dolën mbanë as vendet më të mëdha,” tha një zyrtar i lartë i qeverisë sllovene, raporton NYT, transmeton Kosovanews.
“Sllovenia është vendi më i vogël në Ballkan, me kapacitet të kufizuar për të kontrolluar kufirin e saj dhe për të akomoduar emigrantët,” shtoi zyrtari i qeverisë sllovene.