Lajmet e fundit

Kriza e refugjatëve, Tsipras planifikon të vizitojë Turqinë

Kryeministri grek Aleksis Cipras planifikon vizitë zyrtare në Turqi për shkak të krizës së refugjatëve, shkruan gazeta athinase “Vima”.

“Në kuadër të vizionit të Qeverisë se Greqia mund të shndërrohet në vend kyç nga Bashkimi Evropian, në qoftë se në mënyrë efikase ballafaqohet me valën e madhe të refugjatëve drejt Evropës, kryeminsitri Cipras planifikon disa aktivitete”, publikoi gazeta.

Sipas “Vima”-s Cipras ka pranuar se vendimet për situatën nuk vijnë vetëm nga Evropa dhe se Turqia ka rol të madh në këtë krizë të refugjatëve. Për këtë arsye kryeministri grek përgatitet për vizitë zyrtare në Ankara pas zgjedhjeve të djeshme në Turqi.

Cipras këtë javë përgatit takim me kryetarët e komunave dhe mitropolitët e pesë ishujve, të cilët janë më fuqimisht të goditura nga kriza e refugjatëve: Lezbos, Hios, Kos, Samos dhe Leros.

Për vizitë në Greqi të mërkurën dhe të enjten do të mbërrijë kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc, i cili së bashku me kryeministrin grek do vizitojë ishullin Lezbos.

Leave a Reply

Your email address will not be published.