Për krizën politike në Kosovë ka folur edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, në Zona B të Klan Kosovës.
Ndërsa një takim domethënës ku është folur, po ashtu për gjetjen e një zgjidhjeje kanë zhvilluar edhe Haradinja, Meta e ish-Presidenti kroat, Stjephan Mesiq.
“Mbrëmë Haradinaj ka qenë në Tiranë dhe Meta i ka ofruar mundësinë që bashkë me ish-presidentin kroat Mesiq të bisedojë për këtë problem”.
“Duke ecur pa paragjykime ndaj njëri-tjetrit besoj se do të arrijmë shumë më tepër”.
“Në këtë situatë që duket pa rrugëdalje, por që mendoj se duhet të ketë, rrezikohen edhe marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Kosovën”, tha Minxhozi duke qartësuar se për takimet e Metës me liderët politik kosovarë, ishte e njoftuar edhe Ambasada amerikane.