Ministri i brendshëm i Kroacisë ka deklaruar se vendimi i Hungarisë për mbylljen e kufirit me Kroacinë nuk do të ndalë fluksin e refugjatëve.
“Askush nuk mund të ndalojë rrjedhjen e refugjatëve,” tha Ranko Ostojic, raporton WP, transmeton Gazeta Blic.
Ostojic tha se të shtunen Kroacia i ka dërguar emigrantët në Slloveni dhe se probleme të mëdha mund të lindin vetëm nëse Austria dhe Gjermania vendosin të mbyllin kufijtë.
Ai ka theksuar se Kroacia ka insistuar që të mbajë refugjatët në Kroaci, por që të gjithë kanë gjetur një mënyrë për t’u larguar nga aty.
Vetëm gjatë muajin shtator rreth 190 mijë refugjatë dhe emigrantë kanë hyrë në Kroaci, të cilët më pas kanë vazhduar udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë dhe vendeve tjera të BE-së.