Kryeimami i Pejës, Enes Goga ka thënë se terrorizmi është një e keqe globale e botës. Goga si i ftuar në emisionin “Komiteti” që transmetohet në RTK ka thënë se duhet të angazhohen të gjithë për ta evituar këtë dukuri që e ka kapluar edhe Kosovën
Sipas tij jo vetëm institucionet por edhe shoqëria duhet të angazhohet që ta parandalojnë që të rinjtë të ikin për në Siri.
Kryeimami i Pejës ka thënë të ketë qenë i shokuar natën e 13 nëntorit kur në Paris janë kryer disa sulme terroriste. Sipas tij ISIS-I nuk ka lidhje me fenë islame pasi që siç thotë Goga, islami është fe e paqes.
Goga vitin e kaluar ka qenë i arrestuar nga Policia i Kosovës si i dyshuar për propagandë të terrorizmit.