Pas protestave të shumta në Podgoricë dhe destabilitetit që ato sjellin, kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç tha se Rusia është njëra ndër mbështetëset e tyre, pasi është një politikë e këtij shteti, për të mos lejuar zgjerimin e Aleancën së Atlantikut të Veriut edhe në Ballkan.
“Duke parë dy deklaratat e lëshuara nga Ministria e Jashtme e Rusisë, ku thuhet se ‘politika ruse është në mbështetje të organizatorëve të protestave’, mendoj se nuk ka asnjë dyshim që objektivat e tyre politikë janë të njëjta, ndalimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Ndalimi i zgjerimit të NATO-s në Ballkan është një objektiv zyrtar i politikës shtetërore ruse dhe kjo gjë na çon në përfundimin se organizatorët e protestave në Mal të Zi kanë mbështetje të forta nga disa qarqe të caktuara politike, ekonomike dhe sigurie jashtë Malit të Zi”, ka deklaruar kryeministri malazez.
Gjukanovic shton po aq se, edhe Serbia, aleatja kryesore e Rusisë në Ballkan është njëra ndër mbështetëset më të forta të protestave.
“Ne shohim sot që organizatorët e protestave janë të mbështetur fuqishëm nga nacionalistët nga Beogradi. Ndryshimi, i cili duhet të theksohet dhe që nuk është i vogël, është fakti që në këto momente Beogradi zyrtar nuk mbështet protesta dhe sulme mbi sovranitetin e Malit të Zi. Gjithsesi, nacionalistët serb, të lidhur rreth strukturave të caktuara politike dhe strukturave sociale të fuqishme, siç është Kisha Ortodokse e Serbisë, të cilat kanë qenë kundër pavarësisë së Malit të Zi, janë sot po aq të fuqishme. Ata hapur mbështesin protestat në Mal të Zi dhe janë në pritje të dorëheqjes së Qeverisë, të vënë në pikëpyetje statusin e shtetit të pavarur të Malit te Zi dhe nëse është e mundur, ta bëjnë Malin e Zi një sferë interesi dhe influence të kontrolluar nga nacionalistët e Beogradit përfundoi Gjukanoviç.