Lajmet e fundit

Kryeministri i Irakut: Në 2016-ën do ta shkatërrojmë ISIS-in

Viti i ardhshëm do të sjellë shkatërrimin total të grupit militant Shteti Islamik (ISIS) në Irak, ka thënë kryeministri i këtij vendi, Haider al-Abadi, gjatë një fjalimi televiziv, shkruan rel.

“2016-ta do të jetë viti i fitores së madhe dhe finale, kur prania e Daesh-it në Irak do të përfundojë”, ka thënë ai, duke përdorur një akronim arabisht për Shtetin Islamik.

“Ne do të çlirojmë Mosulin dhe kjo do të jetë një goditje fatale dhe përfundimtare për Daesh-in”, ka thënë ai, duke iu referuar qytetit më të madh që është nën kontrollin e militantëve të IS-it, në veri të Irakut.

Abadi ka vlerësuar lart edhe rikthimin e qytetit Ramadi nën kontrollin e ushtrisë irakiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.