Lajmet e fundit

Kryeministri kanadez: Papa Françesku të kërkojë falje zyrtare

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se vendi i tij do të kërkojë që kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, të kërkojë falje zyrtare për shkak të abuzimit ndaj fëmijëve në shkollat kanadeze të Kishës Katolike, në periudhën nga viti 1840 deri më 1996, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pasi Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin publikoi një raport në lidhje me hetimet rreth abuzimit të fëmijëve në shkollat kishtare, kryeministri Trudeau mbajti një konferencë për shtyp në Otava.

Ai ka thënë se fëmijët e fisit “First Natino”, “Inuit” dhe “Metis” në shkollat që drejtoheshin nga Kisha Katolike, ishin të ekspozuar ndaj abuzimeve shpirtërore, kulturore, emocionale, fizike dhe seksuale, për të cilën Papa Françeskut duhet të kërkojë falje zyrtare për familjet e këtyre fëmijëve.

“Këtë temë sigurisht që do t’ia përcjellë Kishës Katolike dhe Vatikanit, do të kërkoj që ata në mënyrë direkte të merren me këtë çështje. Unë nuk mund të detyroj Papën që të kërkojë falje, por kur të kem rastin do të flas për këtë”, tha Trudeau.

Për fat të keq, shtoi ai, disa njësi shtetërore në Kanada kishin një rol në këtë të kaluar të turpshme.

Sipas raportit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, në shkollat ​​kishtare që ishin aktive në periudhën midis 1840 dhe 1996, jetën kanë humbur 5,995 fëmijë. Shkolla e parë u hap më 1840 në Kanadanë perëndimore, ku në disa raste kishte shpërthyer zjarri dhe ishin djegur 40 fëmijë.

“Me arsyetimin se do të shkojnë në shkollë, fëmijët janë marrë me forcë nga prindërit e tyre. Ata përfunduan në varre pa emër. Për shumicën e tyre nuk dihet arsyeja e vdekjes, e as që dihen emrat e tyre”, thuhet në raport.

Gjithashtu theksohet se shumë prej fëmijëve kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme dhe nga të kequshqyerit, kurse disa prej tyre ishin përdorur në eksperimente të ndryshme, si dhe për shkak të abuzimit të rëndë seksual.

Sipas raportit, shkollat e Kishës Katolike kanë funksionuar në bazë të parimit të shtetit nga 1883 që “vendasit të shkatërrohen, deri sa janë fëmijë”. Besohet se nëpër shkollat, që janë faqet më të errëta të historisë së Kanadasë, kaluan 150.000 fëmijë, duke përfshirë 80.000 prej tyre që ende janë gjallë dhe jetojnë në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.