Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, sot gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se Qeveria nuk do ta anulojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe.
Ai tha se Qeveria do të vazhdojë me hartimin e dekretit dhe të statutit. Sipas Mustafës, për ta bërë këtë gjë do të jenë edhe ekspertët vendor dhe të jashtëm, por edhe ata të opozitës.