Kryeministri Isa Mustafa ka braktisur të hënën agjendën shtetërore për llogari të partisë së cilës i prin – Lidhjes Demokratike (LDK).
Ka anuluar pjesëmarrjen në disa ngjarje në Kosovë, për të udhëtuar në Luksemburg, me qëllim që të marrë pjesë në ceremoninë e 40-vjetorit të Partive Popullore Evropiane (PPE), në të cilën familje subjekti politik i Mustafës është anëtarësuar së voni, shkruan sot Koha Ditore.
Kreu i Qeverisë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë të organizuar në Prishtinë, tema e së cilës ishte “Diaspora – investimet dhe punësimi”, e ku janë trajtuar mundësitë e investimeve për kompanitë e diasporës dhe mundësitë ligjore të migrimit për punë në Gjermani.
Sipas agjendës, Mustafa duhej të mbante fjalim në ceremoninë e hapjes së konferencës, pjesë kjo e paraparë të niste në orën 9:00.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.