Lajmet e fundit

Kryeministri Mustafa pritet nën masa të rrepta sigurie

Policia e Kosovës është mobilizuar për të pritur Kryeministrin Isa Mustafa i cili sot rreth orës 15 pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga Brukseli.

Sipas burimeve të Gazetës Fjala, përvec numrit të madh të policëve në uniformë, Policia e Kosovës ka angazhuar edhe një numër policësh civil.

Sipas këtij burimi, Policia e Kosovës ka marrë informacione se Kryeministri Mustafa mund të sulmohet nga aktvistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe këto masa janë ndërmarrë për të evituar ndonjë incident të mundshëm.

Isa Mustafa mbrëmë ka qëndruar në Bruksel për të zhvilluar një darkë pune me homologun e tij serb Aleksandar Vucic.

Sot gjatë ditës, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur vezë në drejtim të Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi./Gazeta Fjala

Leave a Reply

Your email address will not be published.