Lajmet e fundit

Kryeministri Mustafa: Raporti i Progresit për Kosovën paralajmëron liberalizimin e vizave

Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se këto dy procese tashmë kanë formësuar fuqimisht axhendën evropiane të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe institucionet tjera të shtetit tonë, jam i bindur se do ta lexojnë me kujdes përmbajtjen e Raportit të Progresit për Kosovën për vitin 2015. Si kryeministër, garantoj se çdo germë e këtij raporti do të lexohet drejt dhe me vëmendjen e duhur. Ne kemi punuar për të pasur një Raport të mirë të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën. Koalicioni qeverisës ka funksionuar në mënyrën më të mirë, dhe kjo edhe në të ardhmen ofron siguri se do të implementojmë të gjitha rekomandimet e BE-së. Por, natyrisht e dimë që na mbetet ende punë për të kryer reformat e përafrimit me standardet e BE-së”, ka theksuar kryeministri Mustafa./parrotlla.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.