Lajmet e fundit

Kryeministri Mustafa ‘rehaton’ edhe asistenten e tij

I pari i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, ish-asistentes së tij në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, Drita Konxhelin, ia ka besuar drejtimin e njërës nga ndërmarrjet më të rëndësishme publike në Kosovë, shkruan portali INFOKUSI.

Bëhet fjalë për Drita Konxhelin, e cila është emëruar së fundi nga Qeveria e Kosovës, në krye të Bordit të Operatorit, Sistemit, Transmisionit dhe Tregut(KOSTT), e cila më herët ka qenë asistente e Isa Mustafës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa tashmë si Mustafa ligjëron lëndën e Mikroekonomisë I, raporton INFOKUSI.

Mustafa ishte kujdesur edhe më herët që ish-asistenten e tij ta mbajë afër vetes. Në prag të zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2014, kreu i LDK-së kishte marrë në parti edhe Drita Konxhelin, bashkë me Bajram Gecajn dhe Valon Malokun.

Konxheli pasi është zgjedhur në krye të KOSTT-it, kryeshef ekzekutiv të ndërmarrjes poashtu e ka zgjedhur një militant tjetër të LDK-së, Mustafë Hasani, ndonëse në garë për kryeshef të KOSTT-it kishte kandidatë shumë më të përgatitur profesionalisht se Hasani.

Ky i fundit vazhdimisht ka ardhur në krye të institucioneve të rëndësishme shtetërore falë përkrahjes së LDK-së, përkatësisht në krye të Administratës Tatimore të Kosovës(ATK) dhe në krye të Agjencisë Kosovare për Promovimin e Investimeve.

Përndryshe, në Bordin e KOSTT-it janë edhe dy militantë tjerë të LDK-së; Nebih Zariqi dhe Musa Misini./infokusi.com

Isa_Mustafa13

Leave a Reply

Your email address will not be published.