Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka shpallur fituesin e tenderit për shërbimet e larjes së automjeteve zyrtare, të cilin e ka fituar kompania ‘IZZI’.
Siç raporton portali ‘Infokusi’, kjo kompani ka ofertuar me një çmim prej rreth 6400 euro për larjen e automjeteve të zyrës së kryeministrit për një periudhë një vjeçare.
Në tenderin e shpallur nga Zyra e kryeministrit për shërbimet e larjes së automjeteve kanë ofertuar 5 kompani, përderisa oferta fituese është shpallur e kompanisë ‘IZZI’.