Lajmet e fundit

Kryeministri spanjoll goditet rëndë në fytyrë nga një tinejxher (FOTO)

Një tinejxher e ka goditur në fytyrë kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, gjatë një mbrëmje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Videot tregojnë se si sulmuesi, mendohet të jetë 17 vjeçar, e godet ashpër kryeministrin spanjoll, transmeton Republika.info.

Rajoy nuk është lënduar rëndë në sulmin në ka ndodhur në Pontevedra, në vendlindjen e tij në rajonin Galicia, por atij i vërehej shenja në fytyrë.


“Jam mirë, dhe në rrugë për garën në Korunja”, ka shkruar më pas kryeministri në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.