Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, u zotua se do të sjellë para drejtësisë vrasësit e avokatit pro-kurdë Tahir Elci.
Avokati pro-kurdë u qëllua për vdekje në qytetin jug-lindje të Dijarbakit, gjatë një beteje mes policë dhe përsonave të armatosur, të cilët ende nuk janë identifikuar. Sipas mediave turke, përveq avokatit kanë humbur jetën edhe dy policë turqë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.
Në momentet e vrasjes, avokati pro-kurdë ishte duke bërë thirrje për paqe në mes të forcave të sigurisë dhe separatistëve kurdë.
Partia pro-kurde HDP, vdekjen e avokatit pro-kurdë e kanë quajtur si ‘Vrasje të planifikuar’, transmeton Gazeta Blic.
Pas vrasjes së avokatit, në Stamboll u zhvilluan protesta kundër vrasjes së avokatit, ku policia u detyrua të përdore gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit.
Incidenti gjithashtu shkaktoi protesta në Ankara, Izmir dhe Dijarbakir.