Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ka deklaruar se gjysma e fundit e vitit 2015 ka qenë sfidues si për Norvegjinë, poashtu edhe për mbarë Europën, ndërsa ka shtuar se shkak ishte fluksi i refugjatëve.
Sipas saj, “çështja më sfiduese” mbetet fluksi i madh i refugjatëve, raporton abc news, transmeton Gazeta Blic.
Në një konferencë për shtyp, ajo ka deklaruar ‘se situata është nën kontroll, megjithatë ka shtuar se situata nuk do të vazhdojë të mbetet e tillë.”
Shumica e migrantëve janë drejtuar për nga Gjermania dhe Suedia, ndërsa Norvegjia ka pranuar vetëm 30 mijë refugjatë, kryesisht nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Eritrea, transmeton Gazeta Blic.
Pjesa më e madhe e refugjatëve kanë hyrë nga Suedia në vendet tjera skandinave, ndërsa rreth 4000 refugjatë kanë hyrë nga Rusia.