Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 9:00 për të caktuar rrjedhën e mëtutjeshme në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.
Lajmin për mbledhjen e Kryesisë e ka konfirmuar edhe Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, por ai nuk ka saktësuar nëse do të mbahet seanca apo jo.
“Rrethanat e reja të krijuara pas arrestimit të Kurtit mund të ngrisin debat në Kryesi”, ka thënë Latifi për RTK’në .
Ndërkohë Opozita ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin në lidhje me seancën e nesërme.