Shefat e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës duhet të mblidhen sërish sot për të caktuar seancën e radhës.
Ky njoftim është dhënë përmes një komunikate për media të Kuvendit të Kosovës.
Në rend dite për mbledhjen e sotme është vetëm një pikë Përgatitjet për vazhdimin e seancës plenare.
Kryesia e Kuvendit kishte paraparë që dje të mbajë mbledhjen e saj, por për shkak se presidentja Atifete Jahjaga ka filluar takimet me subjektet politike, mbledhja është shtyrë për sot.