Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e ka përcaktuar ditën e hënë për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Funksionimi dhe puna e kuvendit është bllokuar nga treshja opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, duke mos lejuar që asnjë seancë e sesionit vjeshtor të mos zhvillohet.

Kjo për shkak të mospajtimeve të thella me vendimet e qeverisë, për të nënshkruar Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe marrëveshjen me Malin e Zi për përcaktimin e demarkacionit të ri shtetëror.

Me gjasë, gjatë kësaj mbledhjeje, kryesia e Kuvendit do të vendosë për seancën e ardhshme parlamentare.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës , seanca do të fillojë nga ora 11:00,.

Në mesin e disa pikave të parapara për rend ditë të seancë së Kuvendit është edhe Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme
  2. Përgatitjet për seancën plenare:
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  4. Koha për pyetje parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,
  7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,
  7. Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  9. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
  10. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
  11. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,
  12. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,
  13. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,

26.Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,

  1. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,
  2. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,
  3. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,
  4. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,
  5. Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit

“Adem Jashari” në Prishtinë,

  1. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,
  2. Propozimi i G/P të Listës Serbe për zëvendësimin e nënkryetarit të dytë në Komisionin për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Leave a Reply

Your email address will not be published.