Lajmet e fundit

Kryesia shtyn mbledhjen për nesër

Kryesia e Kuvendit kishte paraparë që sot të mbajë mbledhjen e saj, por për shkak se presidentja Atifete Jahjaga ka filluar takimet me subjektet politike, mbledhja është shtyrë për nesër.

Shtyrja e mbledhjes së kryesisë është bërë me propozim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë mbledhje ishte paraparë që të miratohet procesverbali nga mbledhja e kaluar, si dhe përgatitjet për seancën plenare.

Ndryshe, opozita ka disa javë që është duke bojkotuar mbledhjet e kryesisë. /B.Syla/

Leave a Reply

Your email address will not be published.