Lajmet e fundit

Kryetari Bahtiri merr mbështetjen e Vetëvendosjes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur  zyrtarët e lartë të lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla e Hysen Durmishi, si dhe kryetar i Degës së Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka.

Kryetari Bahtiri i njoftoi zyrtarët e Vetëvendosjes për zhvillimet e fundit në komunën e Mitrovicës, me theks të posaçëm  për problemet që janë paraqitur lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufijve administrativë ndërmjet dy komunave, si dhe për çështjen e fillimit të punëve për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, thuhet në një njoftim të Komunës

Lidhur me kufijtë administrativë të komunave, kryetari Bahtiri ka thënë se kryetari i komunë në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq, është ai që nuk po e nënshkruan marrëveshjen për definimin e kufirit administrativ midis dy komunave, duke kërkuar që kufiri të ridefinohet në dëm të shqiptarëve dhe jashtë Planit të  Ahtisarit dhe siç e parasheh Ligji mbi kufijtë administrativ komunal i Kosovës, që është bazuar në këtë plan, e i cili është respektuar edhe nga këshilltarët e Kuvendit të Komunës.

“Kjo nuk mund të ndodhë. Unë jam i gatshëm që marrëveshjen ta nënshkruaj pa asnjë hezitim, por duke e përcaktuar vijën ndarëse administrative në bazë të Planit të Ahtisarit dhe për këtë kërkoj mbështetjen e të gjithë faktorëve, institucioneve më të larta të vendit dhe  ndërkombëtarëve”, ju tha mysafirëve kryetari Bahtiri.

Ai tha po ashtu,   se për të dhe për qytetarët e Mitrovicës është e papranueshme shtyraje e punimeve për rivatilizimin e urës kryesore mbi Ibër, që duhet të filloj nesër.

“Kërkoj nga zyrtarët më të lartë të vendit dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, që të respektojnë plotësisht marrëveshjen e arritur në Bruksel për fillimin e punëve për rivitalizimin e urës më 15.102015. Shtyrja e punëve, për një datë tjetër, nuk do t’i kontribuonte stabilizimit të mëtutjeshëm të gjendjes në Mitrovicë, pasi që qytetarët me padurim po presin funksionalizimin e plotë të urës, për të kryer misionin e saj për të ofruar njerëzit e jo për të thelluar ndarjen midis tyre.

Sipas njoftimit, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje thanë se e kuptojnë shqetësimin e kryetarit Bahtiri dhe të qytetarëve të Mitrovicës, sepse për këto zhvillime janë të shqetësuar edhe qytetarët tjerë të Kosovës.

Ata i dhanë mbështetje të plotë qëndrimit të kryetarit Bahtiri që përkufizimi i kufirit administrativ ndërmjet të dy komunave, të bëhet në mënyrë të qetë  dhe vetëm në bazë të Planit të Ahtisarit dhe kurrsesi jashtë këtij plani.

Po ashtu, zyrtarët e Vetëvendosjes e mbështetën kryetarin Bahtiri edhe për kërkesën e tij që punët për rivitalizimin e urës mbi ibër, të filloj ashtu sikur është para me 15.10.2015./ekonomiaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.