Lajmet e fundit

Kryetari i Deçanit kërkon zbardhjen e vrasjes se Donjetës

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, pas vdekjes misterioze të 24 vjeçares nga Strellci i Ulët, Donjeta Pajazitit ka reaguar duke thënë se vrasja e saj duhet të zbardhet sa më shpejt. Selmanaj ka thënë se sonte në ora 17:00 do të ndizen qirinjtë në Komunën e Deçanit.

“Lajmi që na ka tronditur dhe piklluar të gjithëve! Një vrasje e mistershme e Donjeta Pajazitaj që duhet të zbardhet sa ma shpejt nga organet e drejtësisë.

Në emer timin dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit u shprehi familjes Pajazitaj ngushllimet më të sinqerta duke qëndruar pranë juash në këtë dhëmbje që na ka tronditur të gjithëve.

Duke u solidarizuar me dhembjen e familjes Pajazitaj, sonte në Deçan në ora 17.00 do të ndizen qirinjë duke i ftuar me këtë rast organet e drejtësisë në zbardhjen e kësaj vrasje të mistershme.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër me datën 20 dhjetor në fshatin Strellc i Ulët në ora 14.00. U preft në paqe shpirti i saj”,transmetonë Kosovanews.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.