Lajmet e fundit

Kryetari i Pejës nuk e lë drejtorin e Auditimit të hyjë në zyrë, lajmërohet policia

Drejtorit të Auditimit të Brendshëm të Komunë së Pejës, Hysni Selmanaj, nuk i është lejuar të premten e drejta për të hyrë në zyrën e vet të punës, shkruan KOSOVANEWS.

Para zyrës së tij në mëngjes, ai i kishte takuar tre punëtorë të sigurimit, të cilët më urdhër të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nuk i është lejuar të hynte brenda. Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibra, ia ka konfirmuar KD-së rastin. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Hetuesit janë duke e shqyrtuar rastin bashkë me prokurorin”, ka deklaruar Ibra.

Arsyeja pse Gazmend Muhaxheri ia kishte ndaluar hyrjen në zyrë, sipas Hysni Selmanajt, qenka një vendim që Muhaxheri e kishte marrë për ndërrimin e vendit të punës nga posti i drejtorit të Auditimit komunal, duke e dërguar atë në postin e inspektorit komunal. Ky ndërrim i vendit të punës ka në fakt një prapavijë tjetër që po zgjatë prej nëntë muajsh ndërmjet këtyre dyve, kur Hysni Selmanaj ishte pezulluar nga puna prej kryetarit të Komunës në fund të muajit prill./KOSOVANEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published.