Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se s’mjafton vetëm denoncimi i krimit dhe korrupsionit nëse institucionet e drejtësisë nuk e çojnë deri në fund drejtësinë.
Duke komentuar deklaratat e Kadri Veselit, i cili tha se sot heronj janë ata që denoncojnë korrupsionin, Shpend Ahmeti ka thënë se s’mjafton vetëm ky veprim.
“Denoncimi është vetëm hapi i parë. Megjithatë në qoftë se pas denoncimit ndodhin shumë pak gjëra atëherë ai heroizëm kthehet në apati dhe mosvullnet për të dërguar raste tjera”, ka shkruar Ahmeti, në Facebook.
Lexojeni të plotë reagimin
Sot dëgjova se në këshillin nacional kundër korrupcionit është fol për heroizmin e denoncimit të korrupcionit.
Denoncimi është vetëm hapi i parë. Megjithatë në qoftë se pas denoncimit ndodhin shumë pak gjëra atëherë ai heroizëm kthehet në apati dhe mosvullnet për të dërguar raste tjera.
Ka prokurorë të guximshëm që kanë punuar në aktakuza por mbeten edhe shumë dosje të tjera të papërpunuara vetëm nga komuna e Prishtinës.
Për më shumë, ka disa muaj që gjykata ka vendosë që një drejtor i kompanisë Pastrimi të mos e ushtrojë detyrën sepse ka dokumente që ai aty është duke qëndruar në mënyrë të paligjshme (Feim Salihu). Deri më sot e kemi dërguar rastin per egzekutim në gjykatë, polici, inspektorat të punës e edhe në instancat më të larta të shtetit. Deri më sot askush nuk e hjek nga zyra, përkundër vendimit të gjykatës. Prandaj leni fjalët e mëdhaja e merruni me akte të vogla.
Vec çka është bërë në kadastër e gjykata me tjetërsime të pronave është për tu tmerruar. E mos të flasim për Urbanizmin, Inspekcionin e ndërmarrjen publike banesore. Ka në Kuvendin Komunal uzurpator që i lejohet me votu për të njejtat prona.
Me imazh e pa substancë do të mbetemi ndër shtetet më të korruptuara. Boll ma!