Lajmet e fundit
Kryetari i ri i AAK-së në Pejë: Pozita e ka të sigurt vetëm ulësen e opozitës

Kryetari i ri i AAK-së në Pejë: Pozita e ka të sigurt vetëm ulësen e opozitës

Muhamet Mala, i cili deri më tani mbante postin e të parit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Pejë, është liruar nga përgjegjësitë që kishte duke ia lëshuar vendin Naim Sahitit.

Këtij të fundit ia siguruan postin 42 votat e anëtarëve të AAK-së, gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të Degës në Pejë.

Sahiti është edhe asamblist në Kuvendin komunal në Pejë dhe sekretar i gjertanishëm i Degës. Me të marrë drejtimin e kësaj dege, Sahiti ka dhënë deklarata të forta, duke kërcënuar ekzekutivin në këtë qytet se shumë shpejt do t’i largojë nga karrigia.

“Opozita në Pejë sot është më e fortë se kurrë, ndërsa partitë që po qeverisin me Pejën, e veçanërisht partia udhëheqëse, besoi ka kohë që e kanë kuptuar se sukses për ta mund të quhet nëse arrijnë ta çojnë mandatin bashkë deri në fund. E pas kësaj, një gjë do ta kenë të sigurt: ulësen e opozitës. Kjo do është dhurata që do ta marrin nga AAK-ja”, deklaroi Sahiti, transmeton KosovaPress.

Leave a Reply

Your email address will not be published.