Lajmet e fundit

Kryetari Rufki Suma raporton para qytetarëve

Duke respektuar obligimet Ligjore për të raportuar para qytetarëve për zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit, Kryetari i komunës Rufki Suma në debat publik prezantoi raportin e punës për vitin 2015.
Duke prezantuar një raport të detajuar, Kryetari Suma,është ndalur në disa segmente të rëndësishme të cilat karakterizuan vitin 2015 dhe adresoi të arriturat dhe sfidat e vitit në kalim.
Kryetari i njoftoi qytetarët me takimet e realizuar me zyrtarë të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe përfaqësues të donatorëve të ndryshëm që ndihmuan dhe përkrahën komunën e Hanit të Elezit gjatë vitit 2015. Ai përmendi përkrahjen nga MAPL-ja, MPMS-ja, MI-ja, Komisioni Evropian, USAID-i DEMOS-i ,CARITAS-Luksemburg, CARITAS-Zvicër, Projektin LAB e donatorë tjerë që me projekte të ndryshme përkrahë zhvillimin e komunës së Hanit të Elezit.
Kryetari Suma tha se përkundër planifikimeve që në vitin 2015 të realizohen shumë projekte tjera , zhvillimet në vjeshtën e vitit të kaluar dhe në pranverën e këtij viti të shkaktuara nga vërshimet kushtëzuan rishikimin e shumë prej tyre. Gjendja e krijuar në Lagjen e Re na detyroi që një pjesë të madhe të buxhetit ta dedikojmë në realizim e projektit të rregullimit të përroit të Rezhancës. Me realizimin e plotë të këtij projekti dhe me fazën e dytë të planifikuar për vitin 2016 shpresojmë se në mënyrë afatgjate të zgjedhim këtë problem tejet të rëndësishëm. Duke u ndërlidh me problemi e vërshimeve Kryetari Suma në veçanti falënderoi kompanitë “ Luri”, “Krasi” e kompani e individ tjerë që ndihmuan komunën e Hanit të Elezit në ato rrethana të vështira.
Kryetari ka përmendur investimet në bujqësi, shëndetësi, mirëqenie sociale, arsim, shërbimet publike e kulturë duke u ndalur veçmas në fushën e investimeve që janë bërë në degën e bujqësisë dhe efektet e para në gjenerimin e të hyrave dhe punësimeve të ekonomive familjare.
Kryetari Suma u ndal edhe në vështërsit të cilën e përcollën komunën gjatë vitit si problemi i ujit të pijes, problemi me mbeturina, rrjeti energjetik.
I pari i komunës është ndalur edhe tek projektet kapitale të cilat nuk financohen nga buxheti i komunës dhe kualitetit të punimeve tyre i cili, sipas tij, në disa raste nuk është në përputhje me dinamikat e kontraktuar dhe në cilësinë e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.