Lajmet e fundit

Kryeziu: Zgjedhja e Thaçit president, interes i të gjitha partive

“Sa po shoh unë, nuk është interesi i asnjë partie t’i masë forcat me zgjedhje të reja”.

Ish – nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka bërë me dije se moszgjidhja e Hashim Thaçit president mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ai ka vlerësuar se për këto zgjedhje nuk janë të gatshme as opozita dhe as LDK-ja.
Kryeziu ka treguar se presioni i zgjedhjeve të reja do t’i shtyjë deputetët e partisë së Isa Mustafës ta votojnë për president liderin e PDK-së.
Sipas tij, zgjedhja e Thaçit president është në interes të të gjitha partive politike. /Epoka e re/.

Leave a Reply

Your email address will not be published.