Lajmet e fundit

Kthimi në ‘Kroin e Vitakut’ fillon në pranverë? (Video)

Institucionet qendrore, por edhe ato lokale në Mitrovicë nuk kanë pasur kohë të merren me kthimin e banorëve shqiptarë në lagjen “Kroi i Vitakut”. Përqendrimin në heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, por edhe anëtarësimi i vendit në UNECSO kanë shkaktuar vonesa në këtë proces.
Kështu vlerëson Adriana Hoxhiq, shefe e zyrës Administrative në Mitrovicën veriore. Ajo ka thënë se në këtë drejtim nuk ka as gjë të re.

Përparim ajo nuk sheh deri në pranverë, ngase sipas saj gjatë sezonit të dimrit nuk mund të fillojnë ndërtimet. Por, ajo shpreson që këtë periudhë, niveli lokal e edhe ai qendror do ta shfrytëzojnë për të krijuar kushtet që në pranverë ky proces të fillojë.

“Nuk kam informatë që ka progres në atë drejtim. Kemi pasur zhvillime të rëndësishme që na kanë marrë shumë kohë siç ka qenë çështja e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe zhvillimet rreth pranimit të Kosovës në UNESCO. Unë sa e di se nuk ka pasur kohë as Qeveria e as niveli lokal që të merret më seriozisht me këtë çështje”, ka shtuar Hoxhiq.

Se nuk ka rezultate në këtë drejtim e pranon edhe Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës së jugut. Ai ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.