Vitin që po e përmbyllim e patën me shumë tensione, vezë, gaz lotsjellës e fjalë të rënda për njërin tjetrin. Rrallë herë u panë të buzëqeshur. Shumë prej tyre e cilësojnë vitin 2015 si vit të lodhshëm, dhe në fund të tij u nevojitet një natë e qetë, festive me familjarët e tyre. Janë këta personat që më së shumti u panë në media. Ata e bëjnë politikën e vendit. Pesëshja e top politikanëve të Kosovës thonë se natën e ndërrimit të viteve do ta presin në Kosovë.
Isa Mustafa, Hashim Thaci, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, treguan veç e veç për KosovaPress se ku do të jenë sonte në ditën e fundit të vitit. Ata përcollën edhe mesazhet e urimit për qytetarët e vendit, duke mos harruar ti ngjyrosin fjalët e tyre me politikën.
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa, i tha KosovaPress-it se Vitin e Ri do ta pres në shtëpi me familje. I pari i qeverisë në urimin e tij të fundvitit tha se ai dhe Qeveria do të ofrojnë një jetë më të mirë për qytetarët gjatë vitit 2016.
Mustafa: Dëshiroj që gjatë vitit 2016 të jemi sa më unik
https://www.youtube.com/watch?v=isa1znZMlMg
“Do të dëshiroja që të gjithë ne të jemi sa më unik në viti 2016, që të gjitha mospajtimet tona, divergjencat politike, t’i zgjidhim brenda institucioneve të Republikës së Kosovës dhe duke argumentuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ju siguroj se si kryeministër së bashku me Qeverinë do të punojmë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në rend të parë të zhvillimit ekonomik, në rritje të mirëqenies së qytetarëve, të shtimit të punësimit dhe krijimit të bazës për zhvillim të mëtutjeshëm, të arsimimit më të mirë të fëmijëve tanë dhe të një sistemi shëndetësorë i cili do të mundësonte që qytetarët tanë këto shërbime t’i kryenin në vendin e tyre, në mënyrë më të mirë dhe me besimin më të madh”, tha Mustafa.
Edhe zëvendësi i tij, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha se ndërrimin e viteve do ta pres në ambientin e tij familjar.
Thaçi: Vitin e Ri do ta pres me familje
https://www.youtube.com/watch?v=YPG-WHTNoY8
“Zakonisht natën e Vitit të Ri e kaloj me familje, me prindër në gjirin familjar dhe kështu do të ndodhë edhe gj atë këtij viti. Natyrisht se urimi i parë vjen nga anëtarët e familjes në mjedisin ku do të jem duke e festuar”, tha Thaçi.
Tre liderët e subjekteve opozitare thanë për KosovaPress se vitin e Ri do ta kalojnë me familjet e tyre, ashtu siç edhe kanë bërë gjithnjë.
I pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se ai zakonisht natën e parë e kalon në shtëpi, duke e quajtur atë kohë cilësore që e kalon me fëmijët dhe gruan e tij.
Ymeri: Vitin e Ri do e pres me familje
https://www.youtube.com/watch?v=rquG218a6Ho
“Zakonisht, madje në secilin rast natën e Vitit të Ri e presim në shtëpi, së bashku me familjen dhe e kalojmë një natë të zakonshme do të kisha thënë për familjet në Kosovë. Kjo është kohë cilësore që e kaloj me familjen time, me fëmijët e mi. Ndërsa urimi për qytetarët është edhe i zakonshëm, edhe formal, por mbase mund të tingëllojë jo formal dhe i pazakontë në këtë ras t. Natyrisht që iu uroj qytetarëve të Republikës për vitin 2016,përveç shëndetit, suksesit dhe lumturisë, edhe gatishmëri më të madhe për angazhim politik, iu uroj vendosmëri në këtë angazhim politik dhe uroj që në asnjë mënyrë të mos heqin dorë nga bërja e republikës, siç nuk kanë bërë kurrë”, tha Ymeri.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si çdo herë edhe këtë fundvit do ta kalojë me prindërit e tij në Gllogjan, së bashku edhe me familjarët e tjerë të tij.
Haradinaj: Të gjitha rrugët më qojnë në Gllogjan
https://www.youtube.com/watch?v=lVAwxVJQo3I
“Është vendim i marrë vite më përpara, të gjitha rrugët më qojnë në Gllogjan. Do të thotë unë 31 dhjetorin e kaloj me prindërit. Nana Rukë, baba Ilmi, gjithë familja mblidhemi së bashku dhe kanë më shumë emocione, se kujtojmë Shkelzenin, Luanin, Enverin që nuk janë me ne në familje, do të thotë kanë ndërruar jetë. Dhe kështu mblidhemi ne të tjerët, vëllezërit, motrat, gratë, fëmijët, të gjithë do të jenë në Gllogjan”, tha Haradinaj.
Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj tregon pak më gjerësisht se si ai e kalon natën e ndërrimit të viteve, duke thënë se mënyrën e festimit ai dhe vëllezërit e tij e kanë trashëguar nga prindërit.
Limaj: Vitin e Ri e festoj së bashku me vëllezërit dhe familjarët e tjerë
https://www.youtube.com/watch?v=uKqNCvhmRU4
“Ne e kemi një rregull të trashëguar nga prindërit dhe gjithmonë natën e parë të Vitit të Ri e presim bashkë, në shtëpi. Përcaktohemi te ndonjëri nga vëllezërit. Kjo ka qenë traditë te ne, asnjëherë nuk e kemi prekur dhe kështu do të jetë edhe në këtë vit. Pastaj, në natën e dytë dhe netët e tjera secili vendos se si do të pres. Qoftë te miqtë e tyre, me rrethin e tyre miqësorë, por na ta e parë është në shtëpi. Unë personalisht do ta pres në shtëpi edhe natën e parë, edhe të dytën”, tha Limaj.
E për qytetarët, ai uron që në 2016-ën të kenë shëndet të mirë dhe plotësim të të gjitha dëshirave të tyre.
“Shfrytëzoj rastin që edhe juve dhe gjithë qytetarëve të ju uroj festën, viti 2016 të jetë me shëndet e lumturi në familjet e secilit qytetarë të këtij vendi dhe me shpresën që të realizohet çdo ëndërr e juaja. Kemi kaluar një vit të vështirë, shpresoj që të angazhohemi të kemi një vit më të mirë, megjithëse unë jam skeptikë, me aspektin e zhvillimeve në Kosovë do të kemi vite të vështira. Ajo që duhet të ju them qytetarëve është që të jeni më aktiv”, uroi ai.
Duket se urimi i fundit i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Ve seli, u plotësua. Në seancën e fundit për këtë vit ai uroi që të gjithë deputet festën e Vitit të Ri ta kalojnë pranë familjeve të tyre.
Kështu, dje u liruan edhe dy deputet e opozitës, Ismajl Kurteshi dhe Fisnik Ismajli, të cilët ishin në mbajtje nga Policia e Kosovës,
Ndërsa ka disa deputet të cilët nuk mund të vendosin vet se ku do ta kalojnë Vitin e Ri, për shkak se këtë ua ka caktuar gjykata. Albin Kurti, Donika Kada-Bujupi, Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Glauk Konjufca, Aida Dërguti dhe Faton Topalli, këtë vit të ri do ta presin me aktvendimet e lëshuara për ta nga gjykatat në vend.