Blerim Kuçi, sekretari i përgjthshëm i partise AAK, ne emisionin Rrokum Roll zbuloi per shikuesit daten e mbajtjes se protestave te opozites.
“S’asht percaktue ende sakt data e protestes”, tregoi Kuqi. Nga datat 25 deri në 28 munden me ndodhe”, tha Kuçi.
“Ajo që na kenaq pjesërisht asht ndalimi i zbatimit të këtyne dy marrëveshjeve”, tha Kuçi, tue shtue se populli, mediat, e shoqnia civile duhet me mendue ma mire për këto çashtje”, apeloi ai.
Kuçi tha se vetë fakti që marrëveshja e Asociacionit të Komunave Serbe asht dërgue në Kushtetuese, tregon se ka elemente të pastërta anti-kushtetuese.
“Jam marrë ma tepër se 1 muej me çashtjen e Demarkacionit dhe po del që ka mafiozllak”, vleresoi Kuçi.
“Ne qofte se kishim shkue me kadastrën e Malit te Zi, kishim me fitue edhe ma shume toke, e jo me humbe”, konstatoi Kuçi.
“Sot vija kufitare asht caktue me kadastrin qe e ka Peja e Istogu”, tregon ai.
“Asambleja e Pejes ka reague ne vitin 2013. Ka reague me shkrese, ku thote te rishikohet puna e deritashme e komisionit per shenimin dhe mirembajtjen e kufinit. Me Kushtetuten e atehereshme te Kosoves, asht caktue kufini per Republiken e Kosoves dhe ate te Malit te Zi”, tha Kuçi, dhe shpalosi hartata e viteve ’48 e ’62, te cilat bien ne kundershtim me vijen kufitare te caktueme nga demarkacioni me Malin e Zi.
“Bashkesia e komunave e ka nji nisme te Plani i Ahtisaarit”, vleresoi Kuçi.
“Marreveshja e dyte e Bashkimit të Komunave i ka disa elemetnte antikushtetuese shtese”, tha Kuçi, tue e krahasue me marreveshjen e pare te vitit 2013 per Asociacionin e komunave.
“Per mu, Isa dhe Hashimi kane ba tradheti kombetare e shtetnore”, u shpreh ashper e me fjalor kualifikues Kuçi. Kete po e them ne cilesine e qytetarit, sqaroi ai, tue u distancue nga posti qe mban ne partine AAK.
https://www.youtube.com/watch?v=DkeM-BVun_Q