Deputeti i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova ka listuar arsyet pse Kuvendi është në bllokadë.
Ai ka thënë se marrëveshjet janë tejet të dëmshme dhe do të ketë pasoja për pasarëdhësit.
“Parlamenti ka bllokadë sepse dy marrëveshjet që janë bë janë shumë të dëmshme, ne nuk kemi kohë që ato me i rikthy dhe me i trajtu. Këtu duhet ta bëjmë një ndërprerje.”
“Po ashtu po krijohet një mënishtet brenda Kosovës dhe po humben 10 mijë hektarë të vendit tonë.”
“Këto marrëveshje janë shumë të dëmshme, sepse do të na gjykojnë pasardhësit tonë për këto marrëveshje,” ka përfunduar Kuçi, njofton Klan Kosova.