Lajmet e fundit

Kufoma e gjetur të enjten është e Donjeta Pajazitaj (VIDEO)

Trupi i pajetë që është gjetur të enjten në Bjeshkët e fshatit Strellc është trupi i vajzës së zhdukur me nëntë nëntor të këtij viti, Donjeta Pajazitaj.

Këtë e ka vërtetuar rezultati i autopsisë, edhe pse me t’u gjetur trupi i pajetë është dyshuar se mund të jetë i Donjetës.

Klan Kosova kishte bërë një kronikë kur e ndjera tashmë, ishte zhdukur.

Familjarët kishin thënë se ajo kishte daluar të shkonte në punë njëjtë sikur çdo ditë tjetër, por më pas ishte zhdukur pa gjurmë.

Babai i të ndjerës, kishte deklaruar për Klan Kosovën se familja e tij nuk ka probleme me askënd, prandaj edhe nuk ka asnjë dyshim se kush mund ta ketë sulmuar apo kidnapuar vajzën e tij.

Policia ende nuk ka dalur me një komunikatë për rastin.

Trupin e pa jetë të vajzës të enjten e kaluar e kishin hasur dy meshkuj të cilët edhe kishin njoftuar policinë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe për momentin identiteti i viktimës është i panjohur”, pati njoftuar policia ne raport, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.