As Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, i cili llogaritet të jetë si njëri nga njerëzit më të pasur në vend, nuk u ka shpëtuar kredive e kamatave bankare të Kosovës.
Siç duket blerja e një shtëpie, hapësira e së cilës është 320 metra katrorë e e cila kap vlerën e 860 mijë eurove, ka qenë e pakapshme edhe për të parin e Mitrovicës, raporton Magazina.al
Prandaj, Magazina.al merr vesh se Bahtiri ka hy në kredi për gati gjysmën e vlerës totale që ka kjo shtëpi, e cila sipas të gjitha gjasave ndodhet diku në Holandë, ku edhe ndodhen familjarët e ngushtë të tij.
Kryetari i Mitrovicës i detyrohet një banke hiç më pak se 450 mijë euro, e cila përfundon në vitin 2018.