Lajmet e fundit

Kujt i rritet pensioni nga viti i ardhshëm e kujt jo

Pensionet kontributdhënëse do të rriten nga muaji janar e madje edhe do të kategorizohen. Do të ketë nga 160 deri në 250 euro pension, këtu varet arsimimi dhe vitet e punës.
Kështu bënë të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, Arban Abrashi për lajmi.net.
Por ka nga ata që nuk do u rritet pensioni, e ata janë jokontributdhënësit, pra bëhet fjalë për ato pensione që sot janë 75 euro.
Ndërsa pensionet jo kontributdhënëse nuk do të mund t’i marrin ata që nuk jetojnë në Kosovë. E nga kjo do kursehen deri në 18 milionë euro të buxhetit të vendit.
“Udhëzimi është në diskutim publik, jemi duke i marr komentet prej përfaqësuesve të pensionistëve, në përgjithësi, të gjithëve do u rriten pensionet nga 15-20 euro deri në 100 euro”, tha ai për lajmi.net.
Sa i përket pensioneve jo kontributdhënëse, janë duke punuar që së pari mos të quhet të tilla e pastaj të hiqen nga lista të gjithë ata që marrin këto para e që nuk jetojnë në Kosovë. Këtu do kursehen shumë para të buxhetit të shtetit.
“Jo kontributdhënësit që jetojnë në Kosovë nuk do u rritet pensioni, aty jemi në proces të plotësim ndryshimit të Ligjit. Tek atëherë mundemi me mendu për rritje”, tha Abrashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.