Çka kemi faj ne pse t’gjuajnë ty njerëzit me vezë!
Petrit Selimi.
Ty po t’kuptoj. T’vjen inati, t’dhimbset vetja dhe obligim e ke me mbrojt veten, ama mos shaj publikisht me nanë se kurrëkush s’po t’tutët!
Merr mësim pak nga familjari yt që i shërbeu ‘pagojë’ Kralj Aleksandrit të Serbisë.
Gjatë fushatës zgjedhore 2010, u mburrshe me përvojën familjare në politikë, thojshe që ti je politikan i rryer, se edhe gjyshi yt ka qenë ministër i Titos.
Ama s’kishe pas mësu asgjë as nga gjyshi yt i cili shërbeu si ministër i Titos, kokëulur e me vetmohim, kurrë nuk e mori as një vërejtje të vogël nga marshali.
Ti mburreshe me trashëgiminë ‘diplomatike’ familjare në shërbim të Serbisë, e vet po sillesh shumë keq me shqiptarët!
Ti the: pse me m’sulmu në prani të gruas, thuajse Kushtetuta jonë është Kanuni.
Ama, ku ta njohin gjinja gruan ty! Nepotizmi ka bërë që në praninë e kujtdo që të gjuajnë me ve, atë person e ke gjithqysh diçka të afërm!
Zotni, e dhjetëra mijëra femrat shqiptare që policia dhe paramilitarët e Daçiqit i përdhunuan gjatë luftës!
Pse ty nuk të erdhi keq prej tyre kur u puthe me Daçiqin në fotografi!
A veç gruaja jote është interesant a!
Këto gratë e përdhunuara shqiptare që të panë ty me të birin tënd në foto të përbashkët me zëdhënësin e kryekriminelit Sllobodan Millosheviç, çka po ta merr mendja ty, qysh ndihen ato!
Ti i ‘fale’ krimet serbe ndaj shqiptarëve në momentin që dole privatisht në foto me Daçiqin.
Nuk ishte ajo foto nga takimi, nuk ishte foto zyrtare, e zorit, ajo foto private ishte shumëdimensionalisht e poshtër!
Pra, ti nuk mendon për viktimat shqiptare të dhunës seksuale serbe.
Nashtë, s’ka dert për ty.
Se, ato s’janë motrat, as gratë e dikujt!
Ti nuk i respektove viktimat shqiptare të dhunës seksuale të luftës, ua çorrove sytë me fotografinë tënde, dhe idiotizmin tënd, dhe normal erdh dita që
aktivistët e Vetëvendosjes nuk e respektuan gruan tënde dhe të turpëruan në prani të saj!
Çka paske kujtu ti!
Që nga e keqja del e mira?
Pastaj.
Nuk e kuptoj pse s’u dashka me t’gju me vo ty?
Ty, që Dioguardin e quajte antishqiptar, armik dhe ‘njeri të Serbisë’!
Hashim Thaçi e lidh qenin.
Nuk ka qen që nuk e ka lidh deri tani.
Prandaj, atij nuk i pëlqen kur ti i thyen rregullat amerikane dhe përdorë publikisht dhe zyrtarisht fjalë të pista në emër të tij!
Ti, Petrit Selimi, duke sharë sonte në ‘Info magazine’, më së pari e ke ofenduar gruan e shefit tënd, e pastaj të gjitha gratë shqiptare kudo që janë!
Prandaj, baju!
Marrë nga bllogu i saj në facebook