Lajmet e fundit

Kujtoi se i kishte hyrë hajduti në shtëpi, vret të bijën

Një tjetër tragjedi në një familje amerikane nga armët e zjarrit. Një grua ka vrarë gabimisht të bijën, pasi ka kujtuar se i kishte hyrë hajduti në  shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në Florida, në Saint Cloud. 27-vjeçarja Ashley Doby është vrarë me armë zjarri nga nëna e saj, Sherry Campbell, 45 vjeçe, në shtëpinë ku jetonin të dyja. Për fatin e saj të keq, vajza është kthyer nga një festë më herët sesa ora që u kishte thënë prindërve.

Nëna e saj ka dëgjuar zhurmë në shtëpi dhe duke menduar se dikush kishte hyrë për të vjedhur ka qëlluar me një pistoletë të kalibrit 38. Vajza është plagosur në zonën e kraharorit dhe ka humbur jetën në spital pak orë më vonë.

Ngjarja është cilësuar aksidentale dhe ndaj gruas nuk është ngritur akuzë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.