Lajmet e fundit

Kundër politizimit të Kushtetueses

Kuvendi i Kosovës, pa opozitën, ka votuar dy kandidate për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Cakaj-Nimani, emrat e të cilave do të dërgohen për dekretim te presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
KMDLNj e kishte monitoruar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese, që nga faza e konkurrimit, deri te votimi në Kuvendin e Kosovës. KMDLNj reagon ndaj zgjedhjes së Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, e cila sipas këtij institucioni, vjen nga një subjekt politik. “Për KMDLNj-në ka qenë dhe është e papranueshme që të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese kandidati që nuk ka përvojë gjyqësore as edhe një ditë të vetme apo që në jetën e tij/saj profesionale nuk e ka shkruar apo nuk e ka shqyrtuar edhe një vendim të vetëm gjyqësor. KMDLNj ka qenë dhe është kundër politizimit të Gjykatës Kushtetuese në ndërkohë që në dy votimet (ai i parafundit që dështoi dhe ky i fundit që duhet të përsëritet) është përpjekje për të ndikuar politikisht në punën e Gjykatës përmes votimit të kandidatëve puro politik e që kanë qenë kandidat për zgjedhje për deputetë në zgjedhjet e fundit.  Selvete Gërxhaliu-Krasniqi ka qenë kandidate e LDK-së për deputete prandaj zgjedhja e saj gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese do të ishte në kundërshtim me moralin, jokorrekte, konflikt interesi dhe interferim i drejtpërdrejtë politik. KMDLNj nuk ka informacione se kandidatja Gresa Cakaj-Nimani ka qenë anëtare apo ka pasur post në një subjekt politik por, sa i përket aspektit profesional ajo është e pakontestueshme dhe më e kompletuar dukshëm se kandidatët tjerë. Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga presidentja e Kosovës të mos e dekretojë znj. Selvete Gërxhaliu-Krasniqi për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese pikërisht se votimi është mbështetur politikisht dhe partiakisht dhe në një mënyrë është ditur epilogu i votimit (në raundin e dytë) duke i diskriminuar kandidatët tjerë të cilët kanë shërbyer vetëm si numra për përmbushjen e aspekteve procedurale e që do të garantonte rregullsinë e procesit, që nga konkurrimi deri te votimi. KMDLNj nuk e konteston profesionalizmin e znj. Selvete Gërxhaliu – Krasniqi por e konteston sfondin ekskluzivisht politik dhe partiak të votimit të saj”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.