Sigal Prishtina ka mposhtur Pejën në një finale dramatike për të rikthyer Kupën e Kosovës në kryeqytet.
Tri periudhat e para ishin të barabarta duke përfunduar secila me rezultat të barabartë (20:20, 24:24, 23:23). Dallimi u bë në sekondën e fundit përmes një goditje për tre pikë të Kemp që shënoi për rezultatin përfundimtar 81:78.
Lojtari më i dalluar ishte Dardan Berisha që shënoi 25 pikë. Te Peja u dallua Deliq që shënoi 17.
Prishtina me këtë fitore kthen Kupën e Kosovës në kryeqytet, pasi vitin e kaluar fituese ishte Peja