Në hyrje të Prishtinës te rrethi i madh, një ambulancë ka qëndruar më shumë se 20 minuta në një vend.
Automjeti i ndihmës së shpejtë ka pasur të lëshuar sinjalizimin se ishte urgjent, mirëpo as kjo shenjë nuk e ka ndihmuar të shkojë shpejt te spitali.
Gjatë gjithë kohës në këtë vend kanë qëndruar policët e Kosovës. Por, duket se as ata nuk mund të ndihmonin për shkak se rrugët e Prishtinës kanë qenë të bllokuara. /Express/