Rambo Vlogs është një djalë mysliman që dje ka shpërndarë dhurata për Krishtlindje për të gjithë të pastrehët e qytetit të tij.
“Jeta është shumë e padrejtë për të pastrehët e unë jam për fat të mirë në një pozitë më të mirë se të pastrehët kështu që mendova se do të ishte mirë që të bëhesha Babadimër e tu dhuroja dhurata”.
Në video shihet se si Vlogs, mban shumë dhuruata që janë batanije dhe të githëve ia dhuron nga një kartolinë për t’i uruar të gjithëve festën e Krishtlindjeve, transmeton Klan Kosova.
Në mesin e atyre që fituan dhuratë ishte edhe Teddy një 47 vjeçar që është është i pastrehë tash e 12 vjet dhe Catherine 61 vjeçare që ka jetuar në rrugë për 21 vjet.
“Dua që të shpërndaj dashuri e dua t’i bëj njerëzit të vlerësojnë këtë, e jam shumë i lumtur që e kam bërë këtë video dhe do të vazhdoj të shpëndajë barazi”, u shpreh Vlogs.
https://www.youtube.com/watch?v=u7O0ub_39pI
Kjo nuk është hera e parë që Vlogs përmes veprimeve të tij i surprizën të tjerët.
Muajin e kalaur video e tij bëri bujë sepse pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris ai kishte dal në rrugë për të kërkuar përqafime.
Qëllimi i tij është që të tregojë se jo të gjithë myslimanët janë terrorist.
https://www.youtube.com/watch?v=_wucihcLyiw