Kryeministri aktual i vendit, Isa Mustafa para me shumë se një viti thuajse çdo e jepte një deklaratë ose postonte ndonjë shënim në Facebook, ku kritikonte ashpër PDK-në e Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ai madje, akuzonte edhe Gjykatën Kushtetuese për vendimin e saj, duke shprehur kësisoj mos besueshmëri ndaj instancës më të lartë të drejtësisë në vend.
Edhe në një postim të tij më 20 shtator të vitit të kaluar, Isa Mustafa fliste për kapjen e shtetit. Sipas tij, Kosovës i duhet një qeverisje me diversitet që pamundëson kapjen e shtetit.
Ai në këtë postim, i bënë thirrje PDK-së që të mos e bllokonte seancën e Kuvendit, ngase shumicën absolute e kishte koalicioni LVAN.
Mirëpo, ai pas një viti, në një deklaratë që e ka dhënë sot për medie ka lavdëruar Hashim Thaçin, e sidomos kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.
Për më tepër shikojeni deklaratën që e kishte dhënë më 20 shtator të vitit të kaluar: