Lajmet e fundit

Kur Rugova dhe Surroi pranonin dialog pa kushte me Millosheviqin (Video)

Në Facebook është shpërndarë një video e paparë e kronikës së zgjedhur të Radio Televizionit Publik të Serbisë nga takimi i delegacionit të Kosovës në krye me ish presidentin, Ibrahim Rugova me diktatorin serb, Sllobodan Millosheviq në Beograd.

Takimi ishte zhvilluar më 15 maj të vitit 1998 në zyrën e Millosheviqit, i cili gjatë asaj kohe ishte president i mbetjes së Jugosllavisë. Në delegacionin e Kosovës përpos Rugovës, merrnin pjesë edhe Fehmi Agani, Veton Surroi, Mahmut Bakalli dhe Pajazit Nushi, transmeton Indeksonline.

Ky takim ishte kritikuar ashpër aso kohe, pasi që u zhvilluar pas daljes në skenë të UÇK-së dhe vrasjes së familjes Jashari në krye me Adem Jasharin, si dhe sulmin në Gllogjan të Deçanit.

Sipas kronikës së RTS-it, si Rugova ashtu edhe Surroi pranon dialog pa kushte me Millosheviqin dhe delegacionin serb. Pranon edhe dialog pa ndërmjetësim ndërkombëtar.

Ja çfarë thoshin Rugova dhe Surroi pas takimit me Millosheviqin, si dhe kronikën e plotë të RTS-it:

Presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq e ka pritur në Beograd Dr. Ibrahim Rugovën dhe anëtarët e delegacionit të tij. Në fillim të takimit një orësh e gjysmë, presidenti Millosheviq tha se ky dialog duhet të shërbejë si fillim i zgjedhjes paqësore të problemit të Kosovës dhe Metohisë. Pas bisedës, Dr. Ibrahim Rugova në konferencë për media tha se takimi ka kaluar në atmosferë të tolerancës së madhe dhe mirëkuptimit dhe se ekziston gatishmëria dhe dëshira që të bëhet përparim drejt zgjidhjes politike.

Kronika pas prezantimit të lajmit:

Presidenti i Federatës Jugosllave, Sllobodan Millosheviq priti Dr.Ibrahim Rugovën dhe delegacionit e tij të përbërë nga Pajazit Nushi, Mahmut Bakalli, Fehmi Agani dhe Veton Surroi.

Ky dialog duhet të shërbejë si nisje e zgjidhjes paqësore te problemit në Kosovë dhe Metohi, tha presidenti Millosheviq në fillim te takimit në u zhvilluar në frymë të hapur të shpalosjes së të qëndrimeve për zgjidhjen e të gjitha problemeve.

Presidenti Millosheviq tha se vetëm me mjete politike dhe përmes dialogut të drejtpërdrejt bazuar në parime mund të arrihet zgjidhje e drejt, humane dhe ligjore për problemet në Kosovë dhe Metohi. Kjo marrëveshje duhet të bazohet në barazinë e të gjitha bashkësive etnike në Kosovë. Presidenti Millosheviq ka theksuar se e ardhmja e përbashkët dhe jetesa e barabartë e serbëve, malazezëve, shqiptarëve, romëve, boshnjakëve, turqve duhet të vleje toleranca ndërmjet tyre dhe të interes të veçantë për të kundërshtuar dhunën, veçanërisht terrorizmin si armik i përbashkët i tyre.

Është arritur pajtueshmëri që takimet të mbahet çdo javë, takimi i parë do të mbahet qysh në fund të javës së ardhshme. Delegacionit shtetëror që do ta udhëheqë Dr. Ratko Markoviq, zëvendëskryeministër do ta përbëjnë edhe Tomisllav Nikoliq (president aktual i Serbisë, aso kohe nënkryetar i Partisë Radikale të kriminelit Vojisllav Sheshel dhe zv/kryeministër i Serbisë) dhe Millan Bojiq, po ashtu zv/kryeministër në Qeverinë e Serbisë, etj.

Delegacionin e shqiptarëve të Kosovës do ta përfaqësojë Pajazit Nushi, Mahmut Bakalli, Fehmi Agani, Veton Surroi, si dhe dy anëtarë tjerë që do të caktohen më vonë.

Konferenca për gazetarë e Ibrahim Rugovës së bashku me kronikën e RTS-it:

Me interesim të madh të gazetarëve, në hotelin beogradas Hajat, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova se takimi me presidentin e Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq është hapi i parë drejt zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe ka theksuar se ky ishte takim i rëndësishëm i cili kaloi në atmosferë të tolerancës së madhe dhe mirëkuptimit.

Ibrahim Rugova paralajmëroi se qysh të premten e ardhshme grupet punuese do të fillojnë të punojnë në fusha të ndryshme për zgjidhjen e çështjeve në Kosovë. Rugova gjithashtu tha se në këtë takim janë ngritur edhe shumë çështje dhe se ishte dëshirë e dyanshme që të bëhen lëvizje drejt zgjidhjes politike të çështjes së Kosovës. Ai tha se në këtë takim është biseduar edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë.

Pyetja e gazetares serbe: A pranoni dialog pa kushte?

Përgjigja e Rugovës: Ky ishte takim politik në nivelin me të lartë. Ky është dialog pa kushte ku secila palë i shpalos qëndrimet dhe mendimet e veta.

Vazhdimi i kronikës: Duke folur për bisedimet e ardhshme, Ibrahim Rugova nuk e përmendi ndërmjetësimin ndërkombëtar. Në konferencë për gazetarë, Veton Surroi, anëtar i delegacionit të shqiptarëve të Kosovës e vlerësoi takimin një orësh e gjysmë me Millosheviqin si hap të rëndësishëm që i paraprin dialogut politik dhe theksoi se të dyja palët janë pajtuar që ato bisedime duhet të jenë pa kushte. Surroi gjithashtu tha se pala shqiptare do të bisedojë me secilin ekip negociator që e cakton presidenti Millosheviq.(Përfundon i kronikës së RTS-it).

Pjesa tjetër e raportimit ka të bëjë me rëndësinë e takimit të asaj kohe të paraqitur në mediat ndërkombëtare…

Në vazhdim të video (nga minuta e 9:40 sek) mund ta shiheni kronikën e takimit të dy delegacioneve në Prishtinë. Ai i Kosovës udhëhiqej nga Fehmi Agani, kurse ai serb nga Ratko Markoviq.

Në delegacionin e Serbisë ishte edhe presidenti aktual i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, aso kohë zv/kryeministër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.