Pjesëmarrësit në tubimin e sotëm të Kongresit kurd Demokratik Kombëtar në qytetin Diyarbakir kanë kërkuar krijimin e rajonit autonom të kurdëve në pjesën juglindore të Turqisë.
Kongresi Demokratik Kombëtar është koalicion i cili bashkon më shumë organizata joqeveritare dhe aktivistë kurdë.
Në tubimin në Diyarbakir është miratuar deklarata me të cilën apelohet për gjetjen e zgjidhjes politike për konfliktin kurd dhe për krijimin e rajonit autonom që do t’i përfshinte rrethet në Turqinë juglindore ku kurdët janë shumicë dhe që kanë “ngjashmëri kulturore, ekonomike dhe gjeografike”.
Thirrja për autonomi, që vjen në kohën e një ofensive të përforcuar të ushtrisë turke kundër pjesëtarëve të Partisë Popullore Kurde (PKK) do të mund të sillte deri te rritja e tensioneve ndërmjet kurdëve dhe autoriteteve të Ankarasë.
Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan mbrëmë deklaroi se Turqia kurrë s’do të lejojë “krijimin e një shteti tjetër brenda kufijve të veta./KP/