Pas rezultatit të fitores së partisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e përgjithshme të Turqisë, banorët e qytetit Dijarbakirit, qytet i banuar kryesisht me kurdë, kanë thënë se nuk duan asgjë tjetër pos një qeveri të re, një qeveri të paqes.
Për dy vjet me rradhe kishte mbizotëruar paqja, pasi qeveria dhe militantët e PKK-së kishin vendosur për armëpushim, transmeton Gazeta Blic. Por, armëpushimi u prish në fund të korrikut.
“Që nga viti 1984 nga kjo luftë kanë vdekur rreth 40 mijë njerëz…dhe ky numër është i mjaftueshëm për të ndaluar luftën,” tha me një psherëtimë Seehriban Cinak.
Në rrethin Sur, aty ku jeton edhe Cinak, gjatë mujave të fundit përkrahësit e PKK-së kanë shkëmbyer zjarr me policinë. Por, tensionet u rritën edhe më shumë nga sulmi i fundit në Ankara, ku mbetën të vdekur 102 njerëz, e cila është cilësuar si dita më e përgjakshme në historinë moderne të Turqisë.
“Njerëzit që deri dje ishin mësuar me luftë, janë mësuar edhe me paqe gjatë dy viteve. Kështuqë njerëzit të cilët e duan paqen edhe e jetuan paqen, nuk kanë dëshirë të kthehen te lufta e vitieve ’90,” tha Hakan Akbal, presidenti 39-vjeçar i një shoqate të ndërmarrësve të rinj në rajon, transmeton Gazeta Blic.
Pothujase me gjysmën e votave, partia konservatore e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) morri pushtetin në mënyrë spektakulare, ndërsa nga ana tjetër Partia Popullore pro-Kurde Demokratike (HDP) mezi arriti të kalojë pragun e nevojshëm për të qëndruar në parlament.
Në Dijarbakir, kryeqyteti jozyrtar i kurdëve të Turqisë, AKP-ja ka fituar 11 vende, ndërsa të gjithë sytë e banorëve të Dijarbakir kanë sytë nga Ankaraja.