Lajmet e fundit

“Kurrë s’kam qenë pjesë e MUP-it”

Drejtori i Zyrës për Cështje të Komuniteteve në Kryeministri, Ivan Tomic, ka thënë se asnjëherë s’ka qenë pjesë e MUP’it të Serbisë.

Ai e ka quajtur trillim lajmin e publikuar sot ku Tomic shihet në një fotografi i veshur me rroba të policisë serbe. Ivan Tomiçi, drejtor i Zyrës për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, por edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, duket se para se të hyjë në politikë, ka qenë pjesë e MUP’it të Serbisë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Lexojeni të plotë reagimin

Pas artikullit tendencioz të shkruar nga agjencia Kosovapress, ndjehem i obliguar të sqaroj se unë Ivan Tomiq, i lindur në vitin 1991, nuk kam qenë asnjëherë në jetën time pjesë e MUP-it.

Ndryshe nga trillimet e bazuara në burime anonime, të plasuara nga kjo agjenci e të ribotuara më pas në mediat tjera elektronike, me përgjegjësi të lartë konfirmoj se informatat e botuara janë tërësisht të pasakta dhe janë pjesë e përpjekjes për të më njollosur.

Unë jam emëruar në këtë detyrë me propozim të Listës Serbe si partner i koalicionit dhe kriter i emërimit tim nuk kanë qenë fotografitë e moshës 14 vjeçare, por kredencialet akademike dhe përkushtimi im për të kontribuar në kuadër të proceseve në vend.

Në kapacitetin tim si drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve jam munduar dhe do të jem i përkushtuar për bashkëpunim korrekt me Zyrën e Kryeministrit, dhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq, përgjegjësi e të cilit janë çështjet e komuniteteve, si dhe për të kontribuuar për komunitetet në Kosovë, përmes institucioneve të Kosovës.

Me këtë rast, kërkoj nga Kosovapress, që të më kërkoj falje për sulmin që më është bërë pa asnjë fakt.

Në linkun më poshtë mund të gjeni edhe biografinë time:

z_1451226254-2463308

http://www.zck-ks.net/?page=1,4,227

Me respekt,

Ivan Tomiq

Leave a Reply

Your email address will not be published.